Denoncim për dhunim në Gjakovë, 42-vjeçari ndalohet për 48 orë
Një 35-vjeçare ka raportuar në Gjakovë se është dhunuar nga një 42-vjeçar. Pas denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.
Sipas denoncimit, rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën në rrugën “Gazmend Zajmi”. 35-vjeçarja është paraqitur në polici të dielën, së bashku me një dëshmitar, rreth orës 08:30.
Për rastin janë aktivizuar hetuesit dhe është njoftuar prokurori. 42-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa hetimi po zhvillohet për veprën penale “Dhunimi”.