Foto: Dyshohet se Agasi dhe Vlora Hyseni tentuan të ndihmonin Erion Veliajn

Dyshohet se Agasi dhe Vlora Hyseni tentuan të ndihmonin Erion Veliajn

Dyshohet se Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi tentuan të ndihmonin edhe Erion Veliajn, ndërsa hetuesit kanë zbuluar komunikime të vazhdueshme mes biznesmenit dhe kryebashkiakut.

Detajet u bënë publike nga gazetari Elvi Fundo gjatë një interviste në emisionin “Opinion”. Sipas deklaratës së tij, Vlora Hyseni ka tentuar të ndërhyjë pranë SPAK-ut ose Gjykatës Kushtetuese për të ndihmuar Veliajn.

Fundo tha se komunikimet mes Ergys Agasit dhe Erion Veliajt janë zhvilluar gjatë kohës kur biznesmeni ishte në arrati, ndërsa kryebashkiaku ndodhej në qeli. Sipas tij, këto komunikime lidhen me pretendime për ndërhyrje në SPAK, me synim lehtësimin e pozitës së Veliajt, si dhe me përzgjedhjen e Naureda Llagamit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.