Foto: Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë dhe ia kushton gjithë Kosovës

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë dhe ia kushton gjithë Kosovës

Donjeta Sadiku e ka kurorëzuar me medalje të artë paraqitjen e saj në Lojërat Mesdhetare, duke mposhtur në finale boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Finalja u ndërpre para përfundimit, pasi kundërshtares së saj iu lëndua harku i vetullës nga një goditje. Në atë moment, Sadiku po e kontrollonte duelin dhe kishte krijuar epërsi me goditjet e saj të sakta, veçanërisht në kokë.

Pas fitores, Sadiku tha se gjithçka shkoi sipas planit dhe se ishte përgatitur maksimalisht për finalen. “Këtë medalje ia kushtoj gjithë Kosovës”, deklaroi boksierja kosovare.