Foto: Tre peshq të mëdhenj ngordhin në Liqenin e Badovcit

Tre peshq të mëdhenj ngordhin në Liqenin e Badovcit

Të paktën tre peshq të mëdhenj të llojit Ballgjër janë gjetur të ngordhur në Liqenin e Badovcit, ndërsa peshkatarët kanë kërkuar verifikimin e ujit për të kuptuar gjendjen e ekosistemit ujor.

Shoqata e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë “Krapi” njoftoi se gjatë së shtunës ka marrë informacione nga terreni për peshqit e ngordhur. Sipas shoqatës, dy prej tyre vlerësohet të kenë peshë rreth 40 kilogramë, ndërsa i treti besohet se peshon më shumë se 50 kilogramë.

Gjetja e peshqve ka ngritur shqetësime te peshkatarët, të cilët kërkojnë që uji i liqenit të verifikohet. Shoqata “Krapi” ka bërë të ditur se po kërkohet përcaktimi i shkaqeve të ngordhjes së peshqve.