Gjykata Speciale: bie akuza për krime kundër njerëzimit
Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999, duke rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit për katërshen e UÇK-së.
Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999, duke rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit për katërshen e UÇK-së.
Ka nisur në Hagë seanca për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Policia në Hagë u kërkon protestuesve të largohen nga objekti i gjykatës para nisjes së seancës për krerët e UÇK-së.
Në Hagë pritet sot aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Policia në Hagë po konfiskon shtizat e flamujve, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Arrestohet një 67-vjeçar në Prishtinë pas një rasti të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një vajze 9-vjeçare.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Hagë para Speciales, në pritje të vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Shkollat e Prishtinës sot do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së, historisë së luftës dhe procesit gjyqësor në Hagë.
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të zgjasë dy orë, nga ora 10:00 deri në 12:00 më 16 shtator.
Një 33-vjeçar u ndalua në Prishtinë me urdhër-arrest aktiv. Një gjobë e papaguar prej 2 mijë eurosh iu shndërrua në 100 ditë burgim në Dubravë.